Lajme
Abdixhiku nuk ia falë as Avdullah Hotit që i kishte kërcënuar me ndalje të pagave grevistët
Demokracia
21:19 | 01 Shtator 2022

Share:

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se kërcënimi me ndaljen e pagave të grevistëve është paralajmërim i gabuar, si tani si atëkohë kur ish-ministri i Financave nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti i kishte kërcënuar grevistët me ndaljen e pagave.

Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nuk e mbështet një qasje të tillë, por thotë se kërkon dialog me mësimdhënësit.

“Nuk është ndaluar asnjëherë. Si paralajmërim është i gabuar edhe atëherë edhe tani. Unë nuk e mbështes një qasje të tillë. Unë ekërkoj dialog me mësimdhënësit tanë. Tani kemi një krizë më të rëndë.

Unë nuk mbështes qasjen e tillë nga kërkesat që mund të jenë legjitima pa zhvilluar dialogu”, tha ai.

Kujtojmë se në vitin 2015, kur ishte ministër i Financave, në Qeverinë e Isa Mustafës, Hoti kishte thënë se të gjithë mësimdhënësit e Kosovës muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta, për shkak të orëve të humbura në grevë.

Ai kishte thënë se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në greve dhe mbi këtë do të ndalen edhe pagat.

“Ne do t’i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojmë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”,pati deklaruar Hoti.

Të ngjashme