Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiki, ka kërkuar në Kongres të SHBA-së që baza amerikane ushtarake në Kosovë, Bondsteel, të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake.
Abdixhiku ka pasur disa takime me kongresmenë amerikanë, në mesin e tyre edhe me demokratin Dutch Ruppersberger, është njoftuar nga LDK-ja.
Njoftimi i plotë:
Abdixhiku në Kongresin e SHBA, kërkon që Bondsteel-it të jetë bazë ushtarake e përhershme
Në takimet e shumta në Kongres, Kryetari i LDK u prit edhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. Kryetari Abdixhiku e uroi për rizgjedhjen në mandatin e ri kongresmenin Ruppersberger.
Kryetari Abdixhiku me këtë rast kërkoi mbështetjen e Kongresit për shëndërrimin e bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme.
Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kryetari Abdixhiku ftoi kongresmenin Dutch Rulpersberger për vizitë në Kosovë./Demokracia.com/