Lajme
Abdixhiku mbledh Këshillin e Përgjithshëm në ora 11:00, kjo pritet të jetë Kryesia e re e LDK-së
Demokracia
10:56 | 09 Dhjetor 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nga ku pritet edhe të zgjidhet kryesia e re e partisë.

Pritet të ketë disa risi, por jo edhe shumë.

Disa nga nënkryetarët do të mbetën të njëjtit. Fjala është për Lutfi Hazirin e Anton Qunin.

Kurse në këtë pozitë mund të zgjedhen edhe Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Reporteri.net merr vesh poashtu se do të jenë edhe dy sekretarë, një për çështje të brendshme dhe një për marrëdhënie me diasporën.

Sipas burimeve sekretar me marrëdhënie me jashtë pritet të jetë Sokol Haliti, që është edhe kryetar i Vitisë.

Zyrtari i LDK-së, Lutfi Haziri ditë më parë për media ka deklaruar se Lumir Abdixhiku ka në duar që të zgjedh kryesinë e re.

Ai tha i vendosur që nuk do e lejojnë nënvlerësim.

“Unë nuk besoj që ka diçka të re, sepse Lumir Abdixhiku korrektësinë, përkushtimin, angazhimi tim në LDK-në e ka vlerësuar edhe e ka konsideruar edhe e ka konfirmua ne disa raste. Unë jam ai që nuk ndryshoj edhe nuk funksionoj ndryshe, nuk di me funksionu ndryshe, nuk mundem”, tha Haziri.

“Ju kam rezistuar lakmive politike, ofertave politike në kohë kur kam pas shumë më pak përvojë e kam qenë më i ri, e mos të flasim tani. Por, nuk lejojë nënvlerësim asnjëherë. Abdixhiku është i lirë, ashtu siç ja ka dhen lirë këshilli e kuvendi i përgjithshëm i LDK-së, është i lirë të e nderojë kryesine, nga unë po ashtu është i lirë”.

“Asnjë emër të përveshmë nuk mendoj me imponuar, unë mund të ju them ky ose ai, nëse konsultohem, por jo në situata të tjera” deklaroi ai mes tjerash tek DPT te Fidani.

Të ngjashme