COVID-19KosovaSot:258Të gjitha:230,395|Bota 557,809,123
Lajme
Abdixhiku-Kurtit: Nëse takohesh sy më sy me Kurtin e 2015-ës, a kishe me e puth a me e pështy?
Demokracia
12:39 | 22 Qershor 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti rreth marrëveshjes për energji që është arritur dje në Bruksel.

Abdixhiku ia kujtoi Kurtit kundërshtitë e tij në lidhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 për energjinë, të cilën e kishte kundërshtuar fuqishëm së bashku me partinë e tij, duke e cilësuar si të dëmshme, raporton Demokracia.com.

Ai madje kujtoi vitin 2017 kur ish-deputeti i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, e kishte nisur fjalimin e tij me thënien e Shkrelit: “Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puth a kemi me u pështy?” dhe për këtë Abdixhiku e pyeti Kurtin se “Çka kish me i bë Albin Kurti i 2015-ës këtij Albin Kurtit të sotëm?”.

“Politikani, hijeve të veta s’mund t’i ik, që do të thotë edhe qëndrimeve të veta paraprake s’mund t’i ik me kaq lehtësi. Dhe kryeministri Kurti ka nevojë të bëjë dy sqarime bazike. Dhe e para është logjike, a është marrëveshja e mirë a s’është marrëveshja e mirë. Nëse është marrëveshja e mirë, që është replikë e një marrëveshjeje paraprake, atëherë me të drejtë mund t’i shtrosh argumentet se po, po kthehet legjitimiteti në veri e po mblidhen të hyrat në veri, sepse marrëveshja është e mirë. Por, në qoftë se marrëveshja nuk është e mirë, atëherë duhet të flasim për legalizimin e Serbisë po të citoj, në Kosovë dhe në veri. Pra, duhet të qartësosh një element bazik, cila është natyra e marrëveshjes, sepse dyja s’mund të jenë. Është kundërthënie politike e s’mund të sillesh, as si mish e as si peshk. Ose e mirë ose e ligë dhe ose është trashëgimi ose është meritë e jotja. Dyja s’janë. Dhe në qoftë se është dëm dhe nuk është vazhdimësi, atëherë pse na sjelle Elektroserverin në Kosovë, të cilin e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në këtë foltore. Për neve, marrëveshja është e tillë, është e njëjtë, siç ka qenë e mirë atëherë, është e mirë edhe tani. Prandaj, edhe të mbështesim e kuptojmë, po shtrihet sovraniteti në veri. Por, dy kuptimësi, një marrëveshje e njëjtë, një letër të njëjtë të nënshkruar në 2013 dhe 2015, s’mund t’i japësh. Dhe më lejo në fund meqenëse të qenit, se tani kjo dalja nga roli politik është e zakonshme kryeministër për juve, nuk jeni më i njëjti që keni qenë e që keni argumentuar politikisht e që ka rëndësi shumë. Në 2017, në këtë Kuvend, një burrë i madh, anëtar i LVV—së që kryesonte Kuvendin, Adem Mikullovci, kishte nisur me fjalë të Shkrelit “nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puth, a kemi me u pështy”. Çka kish me i bë Albin Kurti i 2015 këtij Albin Kurtit të sotëm?”, theksoi Abdixhiku. /Demokracia.com/

Të ngjashme