Lajme
Abdixhiku Kurtit: I ke fituar 50 për qind, por kujtoja vetes edhe 50 për qind të tjerë në opozitë
Demokracia
18:23 | 22 Mars 2021

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar Glauk Konjufcën për pozitën e kryetari të Kuvendit dhe ka mbajtur fjalim para deputetëve.

Abdixhiku, ka thënë se rendi kushtetues është respektuar dhe ia ka kujtuar Kurtit që edhe pse i ka fituar 50 për qind të zgjedhjeve, duhet t’ia kujtojë vetes se 50 për qind të tjera i ka në opozitë.

“Shumica këtë jetë ndërton qeverinë një partiake, shumicë e konsoliduar, me rezultat 50 për qind, por duhet ta kujtojë se 50 të tjerë i ke në opozitë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se si opozitë e re, këtë kapitull e mbanë të mbyllur sepse e respektojnë vullnetin e njerëzve që i votuan, raporton Demokracia.com

“Si opozitë e re, këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse respektojmë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju, e nesër bëhen me ne”, tha Abdixhiku.

“Kryeministri i ri duhet të kujtojë se nga nesër nuk është kryeministër një partiak, por i gjithë qytetarëve. Kryeministri duhet t’i kujtojë vetes se arroganca e numrave do të shpie edhe më tej në arrogancë numrash”, ka thënë ai.

Tutje, kryetari i ri i LDK-së ka thënë se kryeministri që do të zgjidhet sot, duhet t’ia kujtojë vetes se nga dita e parë e punës e deri te ajo e fundit, duhet të sillet me dinjitet e jo me arrogancë.\

Abdixhiku tha se LDK do të mbajë rol opozitar, ndërsa tha se do ta ushtrojnë me kredibilitet e dinjitet këtë detyrë.

Të ngjashme