Lajme
Abdixhiku: Kurti po iu ofron ministri partive të pakicave që i quajti bashkëpunëtorë të Serbisë
Demokracia
21:25 | 14 Prill 2025

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk mund të qeverisësh me parti dhe politikanë që i ke akuzuar si bashkëpunëtorë të Serbisë.

“Nuk mund të njërën anë t’i akuzosh e në anën tjetër t’i ofrosh ministri. Njëra prej këtyre nuk shkon”, ka thënë Abdixhiku.

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, lideri i LDK-së ka thënë se partitë e minoriteteve duhet të jenë të hapura.

Ai ka thënë se Kurti ka keqpërdorur Këshillin e Sigurisë 5 ditë pas sulmit në postë në veri të vendit.

“Kryeministri në detyrë ka përdorë Këshillin e Sigurisë për të forcuar pozicionin e tij politik, duke akuzuar opozitën dhe partitë e minoriteteve që kanë bashkëpunuar me Serbinë”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme