Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kurti i ka thyer të gjitha premtimet dhe qëndrimet e veta, si dhe i ka bërë dëm të thellë vendit.
“Kurti, duke ndërtuar kauza të rrejshme ka mashtruar me vite të tëra, dhe në fund i theu të gjitha, bëri lëshime që nuk i kishte bërë askush më parë, me c’rast i bëri dëm të thellë vendit”, nënvizoi Abdixhiku në emisionin Rubikon.
Ndër të tjera, Abdixhiku, pyeti nëse është i vetëdijshëm Kurti për përmbajtjen e marrëveshjes që e ka nënshkruar.
Sipas Abdixhikut, marrëveshja që e pranoi Kurti, është vetëm një marrëveshje bazë me shumë lëshime.