Lajme
Abdixhiku: Kurti e pranoi që po negocion marrëveshje që s’e ka njohjen në qendër
Demokracia
12:06 | 09 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar që nga një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme të pranojë një marrëveshje që nuk është finale por është bazë, duke shtuar se ky është devijim i madh i dialogut.

Sipas tij, Kurti në fjalim e pranoi edhe që po negocion një marrëveshje që nuk e ka njohjen në qendër.

“Unë nuk po të gjykoj kornizën e dialogut. Pyeta se çka është reflektuar në marrëveshjen që e ke pranuar në parim. Janë dy përgjigje shqetësuese: e para ke pranuar që nga një marrëveshje të obligueshme të pranosh në parim marrëveshje bazë jo finale. Sapo e pranove që po negocion marrëveshje që se ka njohjen në të. Nuk dhe përgjigje as për dëmet, as reciprocitetit të të drejtave, e as rishikimit të marrëveshjeve paraprake. Nuk po tregon cka po bëhet, por e ke pranuar dokumentin. Je i paqartë por e ke pranuar dokumentin në parim. Si mund të pranosh marrëveshje pa njohje. Duhet të thërrasim urgjentisht seanëc të jashtëzakonshme. Iu ftoj të gjithëve të japim 40 nënshkrimet sot të ndërprejmë çdo temë tjetër”, tha Abdixhiku. /Demokracia.com/

Të ngjashme