Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë që kanë bërë një libërth për 1 vit të qeverisë Kurti, të cilin e kanë quajtur “Dështimet e mëdha të qeverisë”.
Abdixhiku përmes një konference për media të thirrur për këtë përvjetor, ka thënë se e kanë emëruar kështu, pasi sipas tij, është qeveria më e paaftë që e ka pasë Kosova.
“E kemi quajtur një vit paaftësi, pasi kemi të bëjmë me qeverinë më të paaftë që ka pasë Kosova ndonjëherë, më të pa interesuar për të ndërmarrë masa për krizën në Kosovë. Në politikë të jashtme kjo Qeveri është karakterizuar me skandale, me mungesë të takimeve në nivel të lartë. Izolimi i Kosovës po merr formë çdo ditë. Nuk përjashtohet as qasja e kësaj qeverie rreth dialogut. Në politikën e brendshme qeveria ka qenë sa arrogante po aq edhe konfliktuoze. Dëshpërimi qytetarë me një qeverisje të tillë është përcjellë me largim masiv të qytetarëve tanë dhe të rinjve. Sipas matjeve të fundit 55 për qind e konsiderojnë largimin nga Kosova”, ka thënë Abdixhiku. /Demokracia.com/