Lajme
Abdixhiku: Kurti dhe Osmani në kontradiktë për përputhshmërinë e draftit të Asociacionit me Kushtetutën
Demokracia
13:59 | 03 Nëntor 2023

Share:

Kreu i LDK-së para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se partia që ai drejton ka kërkuar qasje në dokumentin e draftit të ri të Asociacionit, por një gjë e tillë nuk u është siguruar.

Abdixhiku tha se Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani me që kanë qenë ata që e kanë parë dokumentin, sipas tij nga deklaratat e tyre, ata kanë dhënë qëndrime kontradiktore.

I pari i LDK-së tha se Kurti pretendon se është në përputhje me Kushtetutën, ndërsa Presidentja Osmani, si pranuese e këtij dokumenti, Abdixhiku tha se ajo ka hezituar, pasi ka njoftuar dërgimin e komenteve në Kushtetuese.

Sipas Abdixhiku kjo është një shenjë e parë e mos përputhjes Kushtetuese.

“Kemi kërkuar qasje në këtë dokument por nuk na është siguruar dhe kjo seancë humbet kuptimin. Kurti dhe Osmani kanë dhënë dy qëndrime kontradiktore. Kryeministri pretendon se është në përputhje me Kushtetutën, Presidentja si pranuese e po të njëjtit dokument shpalos hezitimin, njofton dërgimin e komenteve në Gjykatë si shenjë e parë e mos përputhjes kushtetuese”, tha ai.

Të ngjashme