Lajme
​Abdixhiku: Koordinimi i veprimeve me aleatët ndërkombëtar, i domosdoshëm
Demokracia
18:36 | 29 Maj 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar për situatën në veri të vendit.

Abdixhiku ka theksuar qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët ndërkombëtar.

“Abdixhiku e njoftoi znj.Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar”, ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media.

Disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës dhe mjete të forta.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme