Lajme
Abdixhiku i shqetësuar për sulmin ndaj Policisë, ofron mbështetje
Demokracia
17:20 | 15 Prill 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me shqetësim të madh ka marrë informatat për sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Abdixhiku tha se ofron mbështetjen për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës. LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftuar për katër sulme ndaj policisë për tri ditë rresht. Kundër policisë është shtënë me armë zjarri AK-47, granata dhe metoda të tjera për të penguar atë në përmbushjen e detyrës. Në njërin prej sulmeve, Mehmeti ka thënë se dyshohet që të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë.

 

Të ngjashme