I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ftuar në një emision sonte tha se LDK do ta lë Qeverinë ta shpërfaq veten pa i ndërhyrë.
“Gjithmonë do ta lëmë qeverinë ta shpërfaqë veten në publik, sepse është përmbushje e profecisë sonë”, tha ai në Pressing.
Ndërkaq, i pyetur për raportet mes tij dhe presidentes Osmani, ai tha se janë vetëm raporte institucionale.
“Raporti është vetëm institucional, kam marrëdhënie institucionale të respektohet kushtetuta dhe të luhet roli i unitetit. Gjithë njerëzit që janë në pushtet që mendojnë se LDK i pret me krahëhapur e kanë gabim, matjet tregojnë që Lista ‘Guxo’ është non ekzistente”, tha ai.
Kurse për rrezikun që mund të ketë krijimi i Listës ‘Guxo’, Abdixhiku nuk e quajti si të tillë, pasi sipas tij, partia duhet të mos jetë shërbëtore e një partie tjetër, por t’i shërbejë demokracisë.
Në anën tjetër, ai tha se përkrahësit e LDK-së vetëm po shtohen dhe se vetëm në 24 orë kanë marrë mbi 10 mije anëtarësime të reja në këtë parti.