Lajme
Abdixhiku falënderon Presidenten e Parlamentit Evropian për “mbështetjen e dhënë në të gjitha etapat historike të Kosovës”
Demokracia
21:59 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar në Facebook për nisjen e vizitës dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg

Gjatë vizitës, kreu i kësaj partie ka bërë të ditur se falenderoi Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, për “mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës”

Postimi:

Sot, nisa vizitën dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Vizitën e nisa me pjesëmarrje në ndezjen e qirinjëve dhe dritave të Krishlindjes, organizuar nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Atë e falenderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan.

Në këtë vizitë, isha pjesëmarrës dhe në punimet e grupit të eurodeputetëve të EPP-së; grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian. Aty takova dhe Kryetarin e EPP-së, z. Manfred Weber; të cilin e njoftova për organizmin tonë të brendshëm partiak dhe Konventën e madhe programore ‘Rruga e Re’. EPP do të mbështesë LDK-në me të gjitha potencialet e saj.

Në fund të ditës së parë, nën organizimin e eurodeputetit Lukas Mandl, isha pjesëmarrës në debatin e organizuar në tre vjetorin e njohjes reciproke Kosovë-Izrael. Në panel, prezantova pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi sigurinë tonë kombëtare, të drejtën e mbrojtjes dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së aleatëve.

E ardhmja jonë është Evropa.

Të ngjashme