Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.
Abdixhiku e ka quajtur këtë ditë si të paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
”Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian“, ka shkruar Abdixhiku në Twitter, të martën.
Ai ka thënë se procesi i vonuar deri më tash është i padrejtë për Kosovën.
”Një trajtim i padrejtë dhe i padrejtë më në fund e sheh fundin. Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane“, ka shkruar ai.
A memorable day for the Rep. of Kosovo and its citizens as the long-awaited visa liberalization is finally approved by the European Parliament.
An unfair and unjust treatment finally sees its end. We celebrate this milestone and look forward to a future within European family.
— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) April 18, 2023