Lajme
Abdixhiku: Dhuna është problemi ynë shoqëror, dhe kundër saj duhet të ngritemi të gjithë
Demokracia
17:36 | 02 Nëntor 2022

Share:

Dhuna ndaj të moshuarës që ndodhi sot në një shtëpi të moshuarve në Pejë, shqetësoi shumë njerëz, poashtu nuk mungoi as reagimi i politikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur i shokuar dhe i tronditur nga kjo ngjarje.

Abdixhiku thotë se pafuqia e asaj zonje, thirrjet e saj që s’kish kush t’i dëgjonte aty, duhet të shërbejnë si zë zgjimi për çdo institucion shtetëror sot.

“Ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë. Ato përveç se të këpusin emocionalisht, të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i cili jo rrallëherë po përfundojmë. Kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje – është përfundim i trishtë. Dhuna është problemi ynë shoqëror; dhe kundër saj duhet dhe do të ngritemi të gjithë”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

I shokuar e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj një zonje të moshuar. Edhe më shumë nga indiferenca e vëzhgueseve të kësaj dhune.
Pafuqia e asaj zonje, thirrjet e saj që s’kish kush t’i dëgjonte aty, duhet të shërbejnë si zë zgjimi për çdo institucion shtetëror sot.
Ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë. Ato përveç se të këpusin emocionalisht, të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i cili jo rrallëherë po përfundojmë. Kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje – është përfundim i trishtë. Dhuna është problemi ynë shoqëror; dhe kundër saj duhet dhe do të ngritemi të gjithë

Të ngjashme