Lajme
Abdixhiku: Çmimet në produkte bazike janë rritur për 50 për qind
Demokracia
16:07 | 09 Shkurt 2023

Share:

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me rritjen e çmimeve për produktet bazike.

Ai i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e pyetur se a e di sa është rritur inflacioni, prej se ka marrë këtë pozitë.

“Me të pyet tani ty këtu sa është inflacioni prej që ke ardhë, deri sot, 12.9 për qind. Prej ditës të parë që është ulë aty, deri sot, thotë se inflacioni shtë rrituer 11 për qind. Prej ditës që ke ardhë ti në pushtet, ai inflacion është 20 për qind sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës”,  ka thënë ai.

Tutje, Abdixhiku ka numëruar edhe disa prej produkteve në të cilat është rritur çmimi.

“Po të tregoj çka është kriza, kur vezët në Kosovë janë nga 2 euro, në 4, buka nga 35 cent, në 51 cent, vaji nga 1.21 cent, në 2.19 cent, mielli nga 0.51 cent në 0.83 cent, sheqeri nga 0.70 në 1 euro e 18 cent.” – tha ai.

Kreu i LDK-së, në një pjesë të fjalimit të tij, u dëgjua edhe duke thënë se “kjo është krizë”.

“A e din çka është kriza, kur çmimet në mesatare rriten 20 për qind, e produktet bazike, 50 për qind. Kjo është krizë, këtë duheni me kuptu. Krizë e shkaktuar nga rritja e çmimeve. Pra, nuk është 11 për qind, po as këtë s’e dini. Një familje që i ka pasur 100 euro, sot duhet t’I ketë 150 euro për këto produkte bazike. 400 euro, i duhen 600 euro. Pagat i keni rritë për 17 për qind, çmimet për produkte bazike janë rritur për 50 për qind”, ka thënë ai.

Po ashtu, Abdixhiku e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, se i mungojnë dijet bazike për zhvillimet në dikasterin që ai udhëheq.

Ai tha se Murati nuk e kupton që s’bën të bëjë ligje kundërkushtetuese.

“S’është vlerë të shkelësh Kushtetutën, është krim të shkelësh. Siç ka thënë edhe kryeministri juaj është hajni e madhe”.

Abdixhiku, duke thënë se shumë deputetë të Vetëvendosjes i ka pasë studentë, e ka ftuar edhe ministrin Murati që shkojë në një ligjeratë të tij t’i mësojë “gjërat bazike”.

Të ngjashme