Lajme
Abdixhiku: Abazoviq Kryeministër arritje historike për shqiptarët
Demokracia
21:21 | 28 Prill 2022

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një komunikim telefonik të zhvilluar pak minuta më parë.

Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se zgjedhja e Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi është arritje historike për shqiptarët.

“Zgjedhja e Dritan Abazović si Kryeministër i ri i Malit të Zi, përveç se arritje historike për shqiptarët në rajon, është dhe rikonfirmim i stabilitetit rajonal e orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj. Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkarisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të intereseve të dy shteteve në familjen euroatlantike”, ka shkruar  ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut, pa ndërhyrje:

Zgjedhja e Dritan Abazović si Kryeministër i ri i Malit të Zi, përveç se arritje historike për shqiptarët në rajon, është dhe rikonfirmim i stabilitetit rajonal e orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj.

Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkarisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të intereseve të dy shteteve në familjen euroatlantike./Demokracia.com/

Të ngjashme