Lajme
Abbott takon Dakën, tregon se një grup i ekspertëve britanikë do të jetë në zgjedhjet e 14 shkurtit
Demokracia
15:51 | 02 Shkurt 2021

Share:

Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, të cilët kanë dikutuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

“Këtë mëngjes takova Valdete Dakën, kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të cilën diskutuam për përgatitjet që po bën KQZ-ja për zgjedhje si dhe theksova përkushtimin e Britanisë së Madhe për zgjedhje të lira në Kosovë”, ka shkruar Abbott në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com

Ai më tutje tha se disa ekspert të Fondacionit Westminster për Demokraci, me seli në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë në Kosovë gjatë procesit zgjedhor dhe do të mbëshes Demokracinë për Zhvillim (D4D), për të mundësuar një analizë dhe rishikim më të mirë të procesit gjatë muajit tjetër./ Demokracia.com

https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/560881151978062

Të ngjashme