Lajme
Abbott: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet e Kosovës
Demokracia
21:47 | 24 Prill 2023

Share:

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, ka mirëpritur zhvillimet në Këshillin e Evropës në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Mirëpresim lajmet që vijnë nga delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar, ku Këshilli i Evropës ka miratuar procedimin tutje të aplikacionit të Kosovës për në Asamblenë Parlamentare”, ka shkruar Abbott.

“Një hap i rëndësishëm përpara që Mbretëria e Bashkuar e mbështet. Detyrimet që anëtarësimi do të sjellë në kohën e duhur do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet e Kosovës”, ka deklaruar tutje Abbott.

Të ngjashme