Lajme
Abbot pas takimit me Osmanin, kërkohet hetim të shpejtë për sulmet me prapavijë politike
Demokracia
16:08 | 23 Shkurt 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abott.

Sipas komunikatës për medie të Presidencës në takim u diskutua për sulmet e fundit siç thuhet aty me prapavijë politike dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe sigursë së qytetarëve, shkruan Demokracia.com.

“Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Abott e uroi Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve dhe pret që sa më shpejtë të themelohen institucionet e vendit.

“Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre”, thuhet më tutje në komunikatë./Demokracia.com/

Të ngjashme