Lajme
Abazoviqi i duket Pacollit ndryshe nga të tjerët
Demokracia
16:54 | 31 Maj 2022

Share:

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është takuar sot në Podgoricë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga i cili ka thënë se ka mbetur i befasuar.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se Abazoviq është një kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe ide progresive.

“Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët. Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizem e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale”, ka shkruar Pacolli.

Në fund, Pacolli ka thënë se shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin.

Postimi i plotë:

Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët. Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizem e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin.

Të ngjashme