Lajme
Abazoviq uron Kosovën për aplikimin për anëtarësim në BE
Demokracia
13:43 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar institucionet në Kosovë për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave!”, ka shkruar fillimisht Abazoviç në Twitter.

Sipas tij, ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane.

“Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka shkruar më tej Abazoviq.

Ndryshe, një urim për Kosovën në drejtim të anëtarësimit në BE ka ardhur edhe nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Të ngjashme