Lajme
Abazoviq sot takohet me Vuçiqin në Beograd
Demokracia
07:30 | 29 Qershor 2022

Share:

Dritan Abazoviq, kryeminstër i Malit të Zi – të mërkurën do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd.

Ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq, raporton Tanjug, transmeton Express.

“Presim një vizitë të mirë, me Dritan Abazoviqin do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë dy ditë në Beograd.

Ai është shqiptari i parë në krye të ekzekutivit malazez.

Prej se ka ardhur në pushtet Mali i Zi ka marrë rol në iniciativën “Ballkani i Hapur” si shtet monitorues.

Të ngjashme