I nominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri.
Kështu ka shkruar Abazoviq në një postim në rrjetin social “Twitter”, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti duke thënë se po forcojnë marrëdhëniet fqinjësore, përcjell Demokracia.com.
“Po i forcojmë marrëdhëniet tona fqinjësore bazuar në respekt të ndërsjellë. E kaluara të lihet prapa dhe të krijohet e ardhmja në bazë të vlerave paqësore universale”, ka shkruar Abazoviq.
The Western Balkans need a new image. 🇪🇺 🇲🇪
We are strengthening neighborly relations based on mutual respect. 🤝
➡️ Leave the past behind and build the future on peace and universal values.
At @AntalyaDF, I talked to the president and PV 🇽🇰, @VjosaOsmaniPRKS and @albinkurti. pic.twitter.com/cUU8vfa80P
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 12, 2022