Lajme
Abazoviq para deputetëve: Qeveria e re bazohet në dy shtylla kryesore
Demokracia
16:24 | 28 Prill 2022

Share:

Dritan Abazoviq ka theksuar se qeveria e re e Malit të Zi, do të bazohet në dy shtylla kryesore – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë pesë linja prioritet të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Ai shtoi se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme me të kaluarën, përcjell klankosova.tv.

”Prandaj jam krenar që për herë të parë subjektet që nuk kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt deri më tani do të punojnë së bashku”.

Të ngjashme