Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka zhvilluar takim të dielën me presidentin e këtij vendi Millo Gjukanoviq, lidhur me marrëveshjen e qeverisë me Kishën Ortodokse Serbe.
Siç raporton Vijesti, ata janë takuar gjatë së dielës për të zhvilluar konsulta, derisa një takim mes tyre pritet që të mbahet edhe këtë të martë.
Sipas burimeve të këtij medium malazez, se teorikisht është e mundur se nëse disa prej pikave të marrëveshjes janë në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë ajo ka mundësi që të rishikohet dhe më pas të ridërgohet për votim.
Është Gjukaonviq ka kërkuar ndihmën juridike të profesionistëve, përfshirë Fakultetin Juridik dhe Shoqatën e Juristëve.