Lajme
Abazoviq mori pjesë në hapjen e fabrikës së vodkës ruse në Nikshiq, reagon Musliu: Nuk e meriton identitetin shqiptar, ndryshoje emrin
Demokracia
23:10 | 12 Prill 2023

Share:

Përkundër sanksioneve ekonomike ndaj bizneseve nga Rusia, kryeministri malazez me mandat teknik, Dritan Abazoviq ka marr pjesë në hapjen e fabrikës ruse për prodhimin e vodkës në Nikshiq.

Lidhur me këtë veprim të Abazoviqit ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se ai nuk e meriton identitetin shqiptar.

Musliu, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, i ka kërkuar kryeministrit malazez që së paku ta ndryshojë emrin e tij, e ta merr një serb apo rus.

“Dritan Abazoviq ju lutem të paktën ta ndryshoni emrin tuaj! Ka shumë emra rus apo serb. Ju nuk e meritoni identitetin shqiptar. Pas këtij veprimi, ju mund të vazhdoni me misionin rus!”, thuhet në reagimin e Musliut.

Të ngjashme