Lajme
Abazoviq: Milatoviq të anulojë këtë vendim
Demokracia
08:24 | 09 Prill 2023

Share:

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviq duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviq për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Abazoviq u shpreh se Milatoviq duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit”, tha Abazoviç në një intervistë për TV Prva, shkruan Vijesti.

Çështja, siç theksoi ai, është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë” mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve.

“Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviq të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, shtoi Abazoviç.

Gjukanoviq, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në datën 11 qershor./abcnews.al

Të ngjashme