Gjatë vizitës zyrtare në Serbi, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për të gjitha çështjet aktuale.
Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se në një drekë pune, “janë pajtuar me Abazoviqin që të vazhdojnë bashkëpunimi për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”.
“Kam mirëpritur kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin. Gjatë drekës së punës shkëmbyem mendime për temat aktuale dhe u pajtuam që do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie më të mira”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.