Lajme
Abazoviq: Mbështesim partnerët tanë në BE dhe NATO, dënojmë pushtimin e Ukrainës
Demokracia
13:34 | 13 Mars 2022

Share:

Mandatari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin po merr pjesë në Forumin për Diplomaci në Antali të Turqisë.

Ai, nga atje ka bërë të ditur se dënojnë sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe mbështesim partnerët e tyre në BE dhe NATO, shkruan CDM.

“Politika e jashtme e Malit të Zi është paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe të gjithë duhet ta kenë të qartë se ne mbështesim fuqishëm partnerët tanë në BE dhe NATO dhe dënojmë pushtimin rus të Ukrainës, se mbështesim fuqimisht integritetin territorial të Ukrainës dhe popullit ukrainas, por populli i federatës ruse që kundërshton luftën e elitës së tyre politike në shekullin e 21-të”.

“Gjëja më e rëndësishme në takimet që patëm me zyrtarë të lartë të BE-së, presidentë të vendeve të ndryshme, kryeministra si dhe me nikoqirin e tyrë, zyrtarë turq ishte të nënvizonim se Mali i Zi është partneri i tyre i besueshëm”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme