Lajme
Abazoviq: Krenarë me ushtarët malazezë që shërbejnë në KFOR
Demokracia
16:15 | 15 Prill 2023

Share:

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë ka takuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia.

Abazoviq në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se është krenarë për ushtarët malazez që shërbejnë në KFOR.

“Mali i Zi është i përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për ushtarët tanë që janë në një mision serioz dhe që përfaqësojnë denjësisht Maqedoninë e Veriut. Ishte kënaqësi të bisedoja me komandantin e sapozgjedhur të KFOR-it, gjeneralin Angelo Ristuccia”, ka shkruar Abazoviq.

Të ngjashme