Lajme
Abazoviq i përgjigjet pozitivisht ftesës së Vuçiqit për Ballkanin e Hapur
Demokracia
21:43 | 26 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk ka parë asnjë argument pse nisma rajonale “Ballkani i Hapur” nuk është gjë e mirë për vendin e tij. Kësisoj, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Ballkanit të Hapur, shkruajnë mediat serbe sonte.

Vuçiq e ftoi Abazoviqin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur gjatë Forumit të Favosit që po mbahet në Zvicër.

“Unë do t’i përgjigjem ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të shkojë në cilësinë e kryeministrit”, tha politikani shqiptar nga Ulqini.

Ai tha se nëse dikush mendon që me Ballkan të Hapur të zëvendësohen nisma integruese evropiane, atëherë mali i Zi nuk do të marrë pjesë, porse sipas tij, te Ballkani i Hapur nuk po sheh diçka të tillë.

Ballkani i Hapur është themeluar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Bdërkohë është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se nuk pajtohet me Abazoviqin në lidhje me Ballkanin e Hapur dhe se ai nuk e përkrah këtë iniciativë.

 

Të ngjashme