Lajme
Abazoviq i pakënaqur me rritjen e çmimeve në bregdetin malazez: As në Francë s’ka kështu
Demokracia
22:07 | 18 Korrik 2022

Share:

Kryeministri malazez tha se parasezon në Mal të Zi ishte shumë i mirë, se sezoni kryesor është pak me vonesë, por edhe se çmimet janë të njëjta si në Cote d’Azur (riviera më e shtrenjtë në Francë).

Dritan Abazoviq ka shtuar se parametrat financiarë janë të kënaqshëm, shkruan “Vijesti” nga Podgorica, përcjellë Demokracia.com.

“Nëse dikush mendon se mund të përsërisë sezonin e vitit të kaluar, kur sezoni i pikut ishte i jashtëzakonshëm, sepse ne ishim i vetmi vend i hapur për 45 ditë, do të jetë e vështirë ta realizojmë. Duhet të përshtatemi me trendet e reja. Çmimet në bregdeti janë si në Bregun e Cote d’Azur, Mali i Zi nuk e ka parë kurrë këtë më parë”, tha Abazoviq.

Siç shtoi ai, është i kënaqur që shumë turistë zgjedhin qetësinë, natyrën pa turma dhe udhëtimet në plazhe, zona ku ajri është i pastër dhe temperaturat nuk janë aq të larta sa në bregdet.

Abazoviq shpreson se një valë më e madhe turistësh do të mbërrijë në gjysmën e dytë të muajit.

“Duhet të dimë që çmimi i ujit në bregdet është deri në katër euro, e para një viti e gjysmë ka qenë 1.5 euro, disa sojenice (shtëpi në Ada Bojana) janë marrë me qira 50 euro, ndërsa tani 250 euro. Thjesht duhet të jesh realist dhe i sinqertë”, theksoi Abazoviq.

Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Turistike të Budvës, nga Jazi në Buljaricë pushojnë 29707 turistë, që është një e pesta më pak se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, raporton “Vijesti”. /Demokracia.com/

Të ngjashme