Lajme
Abazoviq i falënderon në gjuhën shqipe të gjithë liderët që e uruan për postin e kryeministrit
Demokracia
14:42 | 08 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka falënderuar të gjithë liderët që e uruan për postin e tij.

Në tri gjuhë, serbo-kroate, angleze dhe shqipe, kryeministri i ri i Malit të Zi, i ka falënderuar të gjithë liderët që e uruan për postin e tij, shkruan Demorkacia.com.

Ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një kolazh me fotografi të të gjithë liderëve që e uruan.

“Në 10 ditët e fundit kam marrë një numër të madh urimesh nga e gjithë bota, nga shumë presidentë shtetesh, kryetarë parlamentesh, kryeministra, deputetë, diplomatë, komuniteti shkencor, akademik dhe i biznesit, sektori i OJQ-ve dhe mediave. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja!”,  ka shkruar Abazoviq në gjuhën shqipe.

Abazoviq premtoi marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje.

“Premtojmë se do të punojmë në interes të qytetarëve, për Malin e Zi evropian dhe ekologjik, i cili do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet fqinjë!”, shkroi ai.

Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër i Malit të Zi më 28 prill. /Demokracia.com/

Të ngjashme