Lajme
Abazoviq: Fitore absolute, Omer Bajraktari do ta udhëheqë Ulqinin
Demokracia
23:01 | 27 Mars 2022

Share:

Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq, shpalli fitoren absolute në zgjedhjet në Ulqin.

Ai njoftoi se koalicioni i tyre ka marrë 43 për qind të votave.

“Ulqini ka një kryetar të ri dhe quhet Omer Bajraktari. Siç e njoftuam, lista jonë është më shumë se dy herë më e fortë se vendi i dytë”, tha Abazoviq.

Abazoviq nga selia e partisë tha se ky është një fillim i ri për qytetin.

“Unë mendoj se duhet t’i kthehemi qytetit, do të kemi një administratë të re të qytetit. Ky është një fillim i ri për qytetin, një rrugë drejt pajtimit dhe përparimit”, tha Abazoviq.

Koalicioni “Për një fillim të ri”, përbëhet nga URA, Social Demokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Alternativa Shqiptare dhe Partisë Demokratike. /Demokracia.com/

Të ngjashme