Lajme
Abazoviq dhe Rama në Kiev me “Air Albania”, kryeministri i Malit të Zi ndan pamjet nga vizita
Demokracia
23:04 | 14 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tashmë kanë mbërritur në Ukrainë.

Të dy kryeministrat janë nisur nga Tirana për në Kiev, shkruan Demokracia.com.

Është kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka shpërndarë video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku shihet se si janë pritur në Kiev.

“Udhëtim në Kiev – Lutemi për paqe!”, është mbishkrimi që Abazoviq i ka bërë videos së publikuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme