Sport
Abazi tregon emocionet e golit në finisht të ndeshjes
Demokracia
19:27 | 27 Shkurt 2021

Share:

Prishtina ka marrë sot një fitore me shumë peshë në luftë për titullin e kamponit, duke e mposhtur Trepçën’89 me rezultat 1:2, shkruan Demokracia.com.

Ka qenë mesfushori Leonit Abazi ai që ka shënuar gol në minutat shtesë të ndeshje, gol ky që e ka bërë shumë të lumtur.

“Çfarë të them përveçse nuk ka më lumturi se të shënosh në sekondat e fundit dhe t’i sjellësh skuadrës tre pikë të reja. Sinqerisht po ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për këtë fitore të merituar. Do të ishte shumë keq të dilnim me barazim, sepse barazimin do ta llogarisja sikurse humbje”, ka thënë Abazi për faqen zyrtare te klubit.

Këmbëshpejti Abazi, ditë më parë në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se po ndihem shumë në formë, derisa kjo fal ekipit që po bashkëpunojnë mirë dhe po angazhohen maksimalisht në çdo ndeshje.  /Demokracia.com

Të ngjashme