Lajme
Abazi: Polisa e sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, paguhet nga buxheti që është marrë peng komunistët
Demokracia
12:19 | 30 Qershor 2024

Share:

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për lirimin nga pagesa për polisën kufitare për mërgimtarët.

Ai ka thënë se polisa kufitare nuk është falas por paguhet me taksat e qytetarëe dhe me buxhetin e Kosovës që sipas tij, është “marrë peng nga makineria komuniste”

Tutje, ai ka bërë edhe një krahasim me gjyshet.

Është bërë qeveria sikur SuperGjyshja që i nxerrë paratë nga gjiri për më ju dhënë nipave e mbesave nga një peshqesh të vogël për me ndejt rehat edhe me dashtë gjyshën!” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Polisa e Sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, ajo paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës që është marrë peng nga makineria komuniste dhe po e manipulon për sadaka dhe popullizëm.

Është bërë qeveria sikur SuperGjyshja që i nxerrë paratë nga gjiri për më ju dhënë nipave e mbesave nga një peshqesh të vogël për me ndejt rehat edhe me dashtë gjyshën!

Mos të harrojmë që edhe mëtutje në Kosovë makinat kanë sigurim por njerëzit nuk kanë sigurim shëndetsorë! Për policët e ushtarët as që bëhet fjalë!

Të ngjashme