Lajme
Abazi: Nuk do të ishte fundi i botës nëse do të shtyheshin zgjedhjet në veri
Demokracia
23:42 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se është e vështirë mbajtja e zgjedhjeve në veri në një situatë të tillë ku hidhen edhe bomba.

Abazi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk do të ishte fundit nëse mbajtja e zgjedhjeve në veri të shtyhet për një periudhë të caktuar.

“I dëgjova disa deklarata të KQZ atje që sigurisht që në një situatë të tillë ku hedhen bombat, nuk është lehtë me paramenduar që mundet me u mbajt zgjedhjet. Rrjedhimisht nuk do të ishte fundi i botës që të shtyhet për një periudhë të caktuar edhe çështja e zgjedhjeve”.

Tutje ai shtoi se “Edhe sikur të ketë serbë me vullnet të mirë të dalin në zgjedhje e kanë të pamundur sepse e kanë të bëjnë me struktura ilegale të Beogradit”.

Të ngjashme