Sport
Abazi në ditëlindjen e tij kërkon fitoren e parë më Ballkanin  në Champions
Demokracia
09:59 | 05 Korrik 2022

Share:

Ballkani sot zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme ku për herë të parë në histori të klubit do të luaj në Champions League, shkruan Demokracia.com.

Skuadra nga Suhareka në krye me trajnerin Ilir Daja, kanë punuar fortë për këtë ndeshje, derisa drejtuesit e klubin kanë bërë bukur shumë investime për të krijuar një skuadër sa më të mirë që të prezantohet denjësisht në evenimentin më të madh për klube.

Njëri ndër përforcimet më të mëdha të Ballkanit padyshim është edhe Leonit Abazi.

Abazi iu bashkua therandasve nga Prishtina derisa ndeshja e sotme për Leon është e veçantë.  Pikërisht sot Leoniti feston ditëlindjen e 28 me shpresë se këtë ditë të madhe për të do ta mbyll me fitore në sfidën ndaj Zalgirisit.

“Shpresoj që kemi me arrit fitore, do të ishte një dhuratë e mirë për ditëlindjen time”, ka thënë për Demokracia.com, Leonit Abazi.

Ballkani e Zalgiris ballafaqohen sot nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme