Lajme
Abazi “godet” VV-në: Qysh arriti Radojçiqi me 90 cuba me ikë nga rrethimi i hekurt i Kurtit, a po koordinohet ende me Mimoza Kusarin
Demokracia
11:25 | 19 Tetor 2023

Share:

Deputeti Haki Abazi e ka kritikuar ashpër ish-partinë e tij Lëvizja Vetëvendosje që po e bojkoton seancën për përkrahjen e Policisë së Kosovës.

Abazi tha se kanë vdekur njerëz për kauzat e tyre të rrejshme, shkruan Demokracia.com

Kështu foli Haki Abazi në Kuvend:

VV goditi shtetin me molotov, u vranë njerëz për kauzat e tyre të rrejshme, sot nuk janë në Kuvend për Policinë.

A është duke u koordinu prapë Mimoza Kusari me Radojçiqin dhe qysh Radojçiqi me 90 cuba arriti me u largu nga rrethimi i hekurt i Kurtit

Edhe nëse është e vërtet që po a amandameton ligjin për pagesën e policisë, kjo është e ulët, kur tri vite pas, kur një parti parlamentare që është pjesë e politikës, guximin me ikë prej demokracisë nuk mundet me pasë kërkush.

Sidomos jo ata që kanë gjujtë gaz lotsjellës, e kanë goditë shtetin me molotov, ka pasë të vramë për kauza të rrejshme, dalin blejnë lule të Holandës për me I qitë në varrezat e policëve të vramë dhe përqafin anëtarët e familjes për poenë politikë e fotografi të Facebook,

Por kur vjen puna për avancim të sektorit të sigurisë, nuk vijnë këtu.

A është Mimoza Kusari duke e bë ndonjë koordniim me Radojciqin dhe qysh ndodhi që Radojciqi me 90 cuba me depërtu atë rrethimin e hekurt të Kryeministrit prej televizorit edhe Facebook, edhe sot ata me qenë faktorë në ndryshimet kushtetuese.

Çka është fjala këtu?

Pse është tradhtu Policia e Kosovës dhe është lëshu Radojçiqi, pasi që kryeministri ka dalë në media dhe ka thënë që Banjska ka qenë e rrethumë nga forcat policore të Kosovës.

Kush ka dhënë urdhër që Radojçiqi me cubat e tij të ecin maleve të Kosovës pa asnjë therrë në këmbë?/periskopi/

Të ngjashme