Lajme
Abazi e godet Kurtin tërthorazi: Polici i plagosur, dëshmi e patriotizmit në vepër, jo në teorinë e Leninit
Demokracia
12:12 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Haki Abazi, deputet i LVV-së, ka shkruar një status pas vizitës së tij në QKUK tek polici i plagosur në veri.

Ai ka shkruar një status, që duket t’i jetë kushtuar kryeministrit Albin Kurti,pa e përmendur fare me emër.

Në shkrimin e titulluar “në mal pa sopatë”, Abazi ka treguar për gjendjen e policit të plagosur në veri, duke theksuar se “vrimat e policit të plagosur janë dëshmia e trimërisë, vendosmërisë dhe patriotizmit në vepër”.

E pastaj, ai ka përmendur Leninin, duke e përshkruar fizionominë e Kurtit, por pa e përmendur me emër.

“Në dhomën e spitalit, vrimat e policit të plagosur janë dëshmia e trimërisë, vendosmërisë dhe patriotizmit në vepër. Po, në vepër jo në teorinë e kapelës së Leninit as në çantën e varur në krahun e majtë për të tërhequr supin e krahut duke e bindur veten për pazëvendësueshmërinë e species unikale të zbritur nga qielli si misionar ideologjik. Etni e njejtë por mendësi patriarkale e Mugoshës.” – ka shkruar ndër të tjera z. Abazi.

Kujtojmë që Abazi është një nga deputetët kritik të Qeverisë Kurti, ndonëse ende është pjesë e grupit parlamentar të LVV-së.

Të ngjashme