Lajme
Abazi del me informata për kontratën për lobim në Amerikë: Përfaqësuesi e ka shuar Këshillin Shqiptaro-Amerikan
Demokracia
09:43 | 20 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Kuvendit, Haki Abazi, ka reaguar pasi Ministria e Punëve të Jashtme nënshkroi kontratë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke treguar informacione shqetësuese për përfituesin e kësaj kontrate.

Sipas Abazit, përfaqësuesi i kompanisë së angazhuar për lobim në Amerikë, e kishte shuar Këshillin Shqiptaro Amerikan për shkak të keqmenagjimit të fondeve.

Më tej, Abazi ka thënë se përfaqësuesi i kësaj kompanie ka qenë “kundërshtari më i madh i çdo ndryshimi politik në Kosovë.”

“Ndikimi i përfaqësuesit lobues në Washington DC, është i barabart me zero në mos negativ për shkak të rolit të tij në shuarjen e Këshillit Shqiptaro Amerikan.” – preteondon ndër të tjera Abazi.

Kujtojmë se kontratën për lobim është raportuar se e ka fituar një shoqe e kryediplomatës, Donika Gërvalla.

Reagimi i Abazit:

Kontrata qeveritare e Lobimit në Amerikë!

Se kjo qeveri nuk e ka as idenë se çfarë po bën, tregon edhe kontrata për lobim në SHBA. Sipas informacionit, kompania e angazhuar nga qeveria e Kosovës për lobim në SHBA, para së gjithash përfaqësuesi e ka shuar Këshillin Shqiptaro Amerikan për shkak të keqmenagjimit të fondeve duke humbur statusin “earmarked funding” nga qeveria amerikane. Si pasojë sot nuk ekziston Këshilli Shqiptaro Amerikan!

E dyta, përfaqësuesi ka qenë kundërshtari më i madh i çdo ndryshimi politik në Kosovë. Në mënyrë aktive dhe madje shumë joprofesionale duke keqinformuar dhe manipuluar me informacion kundër të gjithë atyre që kanë pasë qëndrim e angazhim kundër grupeve të korrruptuara dhe të kriminalizuara, për këte është ballafaquar drejtpërsëdrejti.

Ndikimi i përfaqësuesit lobues në Ëashington DC, është i barabart me zero në mos negativ për shkak të rolit të tij në shuarjen e Këshillit Shqiptaro Amerikan.

Mungesa e thellë e njohurive dhe informacionit dhe arroganca e Ministrës së Punëve të Jashtme jo që ka dëmtuar seriozisht interesin e Kosovës por vebdimet janë bërë burim i dëshprimit dhe dekurajimit për diplomatët dhe punën e tyre në vendet përkatëse.

Të ngjashme