Lajme
Abazi: Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri
Demokracia
15:48 | 08 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se asnjë centë nuk duhet shpenzuar për rrymën e shpenzuar në veri.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mos pagesa e energjisë në veri nga ana e popullatës Serbe, është rezultat i negocimit të dobët dhe mungesë konkrete e përvojës për të kthyer fjalët në vepra konkrete.

“Vazhdimi me të njëjtin avaz sikur në të kaluarën nuk është ndryshimi i premtuar. Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri. Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguaj për politikat e Serbisë. Derisa të zgjidhet problemi në veri le të paguhet energjia nga fondet e BE-së”, ka thënë Abazi.

 

Të ngjashme