Lajme
Abazoviq uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Demokracia
17:59 | 17 Shkurt 2021

Share:

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës përmes një telegrami urimi dërguar presidentes në detyrë, Vjosa Osmani.

Abazoviq tha se Republika e Kosovës po feston këtë festë në kushte të vështira të shkaktuara nga pandemia duke uruar që kjo sëmundje të luftohet me sukses dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Zëvendëskryeministri theksoi se ishte i bindur që “pandemia na kishte afruar edhe më shumë dhe na kujtoi vlerat thelbësore që duhet të trashëgojmë”.

“Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne mezi presim për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e Abazoviqit.

Abazoviq tha se ai e shfrytëzoi rastin për të uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për zgjedhjet parlamentare të mbajtura me sukses më 14 shkurt, të cilat, siç tha ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme