ShowBiz
A$AP Rocky po lanson një dokumetar për burgosjen e tij në Suedi
Demokracia
14:11 | 07 Qershor 2021

Share:

Gjatë verës së vitit 2019, reperi ASAP Rocky u arrestua për shkak të një sulmi në Stockholm, Suedi dhe tani ai ka realizuar një dokumetar që do të tregojë më shumë për këtë periudhë.

Dokumetari quhet Stockholm Syndrome, regjinë e ka bërë kolektivi i regjisorëve The Architects dhe do të ketë premierën në Tribeca Film Festival, transmeton Demokracia.com

Sipas përshkrimit të festivalit, dokumetari do të përfshijë “ngritjen meteorike të famës së tij, para se të merr një kahje të errët”.

Filmi do të kombinojë arkive filmike, intervista bashkëkohore, animacion dhe xhirime nga koncerte live, por edhe intervista nga Kim Kardashian, Naomi Campbel, Tyler the Creator, Michele Lamy dhe ASAP Ferg, të cilët edhe ngritën zërin për lirimin e tij./Demokracia.com/

Të ngjashme