Lajme
AAK sot do ta dorëzojë në Kushtetuese Ligjin për pagën minimale
Demokracia
08:00 | 21 Korrik 2023

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagën minimale, sipas të cilit parashihet që paga minimale të bëhet 250 euro.

Në njoftimin e këtij subjekti bëhet e ditur se pas kësaj, shefi i GP të AAK-së, Besnik TAhiri do t’iu drejtohet mediave.

“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale. Pas dorëzimit Tahiri do t’i drejtohet mediave lidhur me lëndën dhe kërkesën e AAK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për pagën minimale, gjë që nuk u prit mirë nga opozita.

Të ngjashme