Lajme
AAK: Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar, takimi Osmani – Haradinaj nuk është realizuar
Demokracia
15:53 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ndonëse i pari i AAK-së kishte shkuar dje në Presidencë.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, ka treguar për gazetën Nacionale, se Haradinja ka shkuar në Presidencë në kohën e përcaktuar nga shefja e shtetit, por kjo e fundit nuk e ka respektuar orarin e caktuar.

Në këtë mënyrë, Haradinaj ka refuzuar ta presë presidenten Osmani dhe është larguar nga Presidenca.

E kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Xhemajli.

Takimi Osmani Haradinaj ishte planifikuar të mbahej dje në ora 12:00.

Të ngjashme