Lajme
AAK nuk jep votë për Osmanin, e gatshme për zgjedhje
Demokracia
08:22 | 25 Mars 2021

Share:

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, është shprehur se ky subjekt politik nuk ka votë dhe as nuk do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u votuar si Presidente e Kosovës. 

Ai është shprehur se për këtë situatë është Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që duhet të gjejë zgjidhje. 

Partia fituese mund ta bëjë qeverinë qartë, por i duhen vota për presidentin dhe këto rrethana partia fituese duhet gjejë mënyrë për t’i gjetur votat i mungojnë sepse nuk i ka fituar krejtnuk e ka fituar drejtën për ta zgjedhur presidentin”. 

Qëndrimi sallë nënkupton votë për presidentin dhe AAK nuk ka votë tillë”, është shprehur Gjini Klan Kosova. 

Gjini ka thënë se AAK është e gatshme për zgjedhje reja. 

“Nuk kemi frikë të shkojmë në zgjedhje. Kemi pasë performancën që s’e kemi dëshiruar në zgjedhjet e fundit. Edhe partia fituese duhet të nxjerr mësim nga zgjedhjet e fundit, pavarësisht rezultatit jashtëzakonisht të mirë që e kanë arritur. Zgjedhjet nuk janë të mira për asnjë parti, as për popullin, por nuk mendoj se ka argument që një parti [Lëvizja Vetëvendosje] t’i kërcënojë partitë tjera me zgjedhje. Nëse do tw shkojmë në zgjedhje edhe mund të shkojmë”. 

Të ngjashme